Adem Hoxha, deputet nga radhët e Partisë Unike Gorane, ishte një nga vendimtarët në bërjen e kuorumit, për të votuar për presidenten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani.
Por, në kohën kur Hoxha po votonte për konstituimin e Qeverisë Hoti vitin e kaluar, pati kritika nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, shkruan Demokracia.com
Abazi në një postim në rrjetin social Facebook, e kishte quajtur Adem Hoxhën, si person të afërt me qeverinë e Serbisë.
“Adem Hoxha- i denuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës, kuvendar i kuvendit të Kosovës, votues i qeverisë ilegale, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë. Vëllau i tij punon për qeverinë e Serbisë gjithashtu”, shkruante Abazi.
Por ditën e djeshme kur edhe pritej të votohej për presidentin e vendit, Hoxha pati një takim me kryeministrin Albin Kurti, dhe mes tyre u arrit një marrëveshje, që Hoxha të merrte pjesë në seancë për zgjedhjen e presidentit në këmbim të pozitës së zëvendësministrit.
“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, deklaroi Hoxha gjatë ditës së djeshme.
Postimi i plotë i Abazit, pa ndërhyrje:
Adem Hoxha- i denuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës, kuvendar i kuvendit të Kosovës, votues i qeverisë ilegale, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë. Vëllau i tij punon për qeverinë e Serbisë gjithashtu.
Rakiç- zëvendes KM në qeverinë ilegale të Thaçit, nga lista Srbe, që përveç flamurit kombtar të shqiptarëve poshtron edhe simbolet shtetërore, organizon dhe voton në zgjedhjet e Serbisë të orgnizuara në Kosovë nga qeveria ilegale e Kotit.
Në fakt meqë janë marrë me largimin dhe diferencimin e Vjosa Osmanit nuk kanë kohë me u marrë me Rakiçin, mikun e tyre.
Kaq për sovranitetin e vendit nga Kopaoniku jo por nga Çyqavica!/Demokracia.com/
https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157191294690718