Lajme
Haki Abazi nuk flet më për rrymën, tash merret me Teatrin Kombëtar
Demokracia
18:44 | 18 Shkurt 2022

Share:

Ministria e Kulturës ka njoftuar sot se procesi i zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk ka përfunduar

Teatri Kombëtar i Kosovës ka tashmë dy vjet pa drejtor të përgjithshëm. Ish-drejtori TKK-së, Agim Sopi, e kishte përfunduar mandatin më 18 janar të vitit 2020.

E megjithatë, konkursi për drejtorin e ri nuk ishte hapur deri më 27 dhjetor të po atij viti dhe kishte mbetur i hapur deri më 10 janar 2021. Drejtori i ri, Naser Shatrolli, ishte emëruar vetëm në mars për t’u larguar më 12 maj 2021, pas ankesës së kundërkandidatit Blerim Krasniqi.

Kandidat tjetër ishte edhe Kushtrim Sheremeti, i cili kishte bërë edhe akuza për ndërhyrje politike në proces. Prej 13 deri më 27 nëntor 2021 u hap konkursi i radhës. Ndërsa i fundit prej 8 deri më 22 janar 2022.

Së fundmi, në media është raportuar se drejtori i ri i TKK-së është zgjedhur kandidati Kushtrim Sheremti.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar Haki Abazi, deputet nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje:

“Distancohem publikisht nga përzgjedhja e Kushtrim Shermetit si drejtor i Teatrit Kombëtar. 20 vite zhvatje e degradim të vlerave nuk kanë ndodhur vetvetiu. Kishte edhe krijues edhe zbatues të axhendës por edhe përfitues…”, shkruan ai.

Të ngjashme