Lajme
Haki Abazi i tregon ‘kompetencat’ shefit të BE-së në Kosovë: BE s’ka kompetencë njohjen e shteteve individuale
Demokracia
10:27 | 09 Tetor 2022

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka reaguar menjëherë për deklaratën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, që tha se në takimet që ka pasur me përfaqësuesit e shteteve që s’e kanë njohur Kosovën, i kanë thënë atij që presin përparime në dialog me Serbinë.

Sipas Abazit, thotë se Szunyog ka gabuar kompetencat dhe se sipas tij, Bashkimi Evropian nuk e ka në kompetencë njohjen e shteteve individuale.

“22 shtetet anëtare e kanë njohur Kosovën, BE nuk ka kompetencë njohjen ose jo të shteteve individuale dhe shtetet anëtare nuk e mbështesin vendimin e tyre për njohjen e Kosovës mbi qëndrimin e Serbisë.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

LEXO EDHE: 

Szunyog: Pesë shtetet e BE-së po presin rezultatin e dialogut për të parë se si do t’ia bëjnë me Kosovën

Shkrimi i tij i plotë:

Deklarata e Ambasadorit Szunyog lidhur me pesëshën e shteteve anëtare të BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe ndërlidhjen me dialogun, është gabim në përgjegjësi (kompetencë), por nuk është rastësi.

Kjo tregon qartazi sa është e rëndësishme që procesi i njohjeve, dhe integrimi Evropian, të ndahen si dy procese të veçanta. 22 shtetet anëtare e kanë njohur Kosovën, BE nuk ka kompentencë njohjen ose jo të shteteve individuale dhe shtetet anëtare nuk e mbështesin vendimin e tyre për njohjen e Kosovës mbi qëndrimin e Serbisë. Do ishte paradoksale që politika e jashtme e Greqisë t‘i sub-ordinohej asaj të Serbisë.

Të ngjashme