Lajme
Haki Abazi i del kundër shefit të tij: Si i erdhi radha Ivanoviqit?
Demokracia
09:52 | 17 Janar 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, dikur zëvendëskryeministër i Albin Kurtit, e ka kundërshtuar këtë të fundit për deklaratën ku lartësonte të dënuarin për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Abazi me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’ ka përmendur një varg veprimtarësh nga Kosova të lënë anash nga Kurti, teksa ka pyetur se “si i erdhi radha Oliver Ivanovicit?”, shkruan Demokracia.com.

“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda. Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it”, ka deklaruar Abazi në ‘Facebook’.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe rastin e plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë, ku ka thënë se të dyshuarin për plagosje që ishte ushtar i FSK-së, “ e gjykuan si krim barbar”.

“…ndërkohë që aktin e ushtarit të FSK e e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnje gjë”, përfundoi Abazi. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Kurti dje e bëri hero Ivanoviqin, por tri vjet më parë e quante kriminel lufte dhe udhëheqës të “Rojave të Urës”

Të ngjashme