Lajme
Haki Abazi godet rëndë ministren Haxhiu: “Progres me zhdukjen e provave të aktivistëve politikë”
Demokracia
15:29 | 14 Janar 2023

Share:

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka goditur bashkëpartiaken e tij, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Ai përmes një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar “Nga djemtë në arkivolet e ushtrisë së Jugosllavisë në zhdukjen e provave të njerëzve dhe aktivistëve politikë”.

Kjo fjali i referohet zhdukjes se provave të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë, që është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Progresi transformues, apo!

Nga tattoo e JNA në tattoo të liderëve politikë.

Nga djemtë në arkivolet e ushtrisë së Jugosllavisë në zhdukjen e provave të njerëzve dhe aktivistëve politikë.

Nga shkatërrimi i ekonomisë nga Milloshevici në shitjen masive e të ndërrmarrjeve publike e shoqërore.

Nga tokat e bujqërve në tokat djerrina të privatizuara.

Nga Ambasadorja e ndarjes në kritikues të mërzitshëm, kot.

Nga tranzicioni i gjatë e i dhimbshëm në tranzicionin e fjalëve dhe indoktrinimit ideologjik.

Nga sejmenet e Serbisë në sejment e ndërkombëtarëve deri tek infiltrimet në çdo pushtet…

Patriotizmi që matet kush më i pari e më fort i bën gjykimin publik një shqiptari…

Me poçavra të ndyera gjatë tranzicioneve dhe me njerëz të “brymosyr” me ideologji përlyese e përjashtuese nuk ndërtohet kohezioni dhe as nuk arrihen rezultatet e ndryshimit transformues.

Të ngjashme