Lajme
Haki Abazi godet rëndë Kurtin, e akuzon se me gabime sistematike po e izolon Kosovën
Demokracia
17:44 | 29 Qershor 2023

Share:

Deputeti Haki Abazi e ka akuzuar me fjalë të rënda kryeministrin Albin Kurti pas lajmeve për masat ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës nga BE-ja dhe ShBA-ja.

Abazi shkruan në profilin e tij në Facebook se “cirku i Kurtit është vetëm në favor të Vuçiqit dhe në dëm të thellë të Kosovës, qytetarëve dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë!”

Ai i ka cilësuar vendimet e Kurtit si të pamenduara mirë dhe “të bazuara në njëmendësinë qeverisëse.”

Ish-zv.kryeministri i Kosovës gjatë Qeverisë Kurti I, është shprehur tutje se ndërrimi i situatës nga izolimi i Serbisë në izolim të vendit tonë është bërë shkaku i “gabimeve sistematike dhe dështimit të artikulimit të interesit të vendit tonë.”

Kujtojmë se Haki Abazi ishte pjesë e Vetëvendosjes deri vonë, ndërsa u largua vetëm pas përplasjeve të ashpra dhe kritikave publike që i bënte ndaj Kurtit.

Të ngjashme