Lajme
Haki Abazi e kritikon krejt dynjanë, e përmend Kurtin, Mihalin, opozitën e Adriatik Kelmendin
Demokracia
19:08 | 07 Gusht 2023

Share:

Ish-deputet i VV-së, tash deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar situatën politike në vend.

Ai ka kujtuar konferencat e tij, ku fliste në lidhje me Dejona Mihalin, koordinatoren e fuqishme të VV-së.

“Tani besoj po u bien ndërmend konferencat për media që mbaja në hollin e parlamentit dhe pse mundoheshin t‘i pengonin, thërrisnin media e gazetarë për të sabotuar, Kusari i thonte Adriatik Kelmendit që mediet nuk janë të interesuara të ndëgjojnë, përgatitshin komunikata të rrejshme dhe shpërndanin akuza të rrejshme për mizogjeni, aq sa me urdhër të Kurtit e Dejona Mihailit edhe faqja zyrtare e parlamentit të Kosovës dhe Konjufca me Sekretarin e Kuvendit, janë vënë në lojë”, ka shkruar Abazi.

Deputeti Abazi ka pasur edhe akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij është frikësuar që e vërteta për pauzat e koordinimit me Milan Radojiçiqin do të dilnin në pah.

“Po, Kurti frikësohej që e vërteta për pauzat e koordinimit me Radojcicin dhe Simicin e Rakicin do të dalin në pah, doli edhe më shumë se aq, më keq se Thaçi që banonte në shtëpinë e miqëve dhe i shpërblente me poste e tenderë. Gjithçka për pushtet, gjithëçfarë rrene, skena të rrjeshme me lule mbi varre, poshtërim veteranësh e aktivistësh, vetëm për pushtet”, ka shkruar më tej ai.

Abazi ka pasur akuza edhe ndaj opozitës, të cilën e ka quajtur të “lodhtë”.

“Taktikë me u marrë me veriun me shpërqëndru vëmendje nga dështimet, hajnitë e korrupcioni. Koordinim me Radojcicin e mospranim i Kryeminstrit të Shqipërisë, biseda me Simicin e dosje për deputetët e Kuvendit… një opozitë kaq e lodhët nuk e gjenë rrugën për të treguar që kjo qeveri është kopje e keqe e qeverive të kaluara. Apo Baca Gani Krasniqi?”, përfundon ai.

Të ngjashme