Lajme
Haki Abazi e “çon në qiell” Kurtin, ndërhyn Imer Mushkolaj: Është mashtrues
Demokracia
23:17 | 05 Maj 2022

Share:

Derisa kanë kujtuar reagimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës kur ishte në opozitë, Haki Abazi ka thënë se Kurti e ka vulosur barazinë e dy shteteve në Berlin.

I ftuar në Debat Plus, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi, ka thënë se Kurti ka hedhur poshtë çdo hipotezë frike për progresin e dialogut me Serbinë.

“Unë mendoj që Albin Kurti mund të flas shumë më shumë për shqiptarët sesa Hashim Thaçi”, ka thënë Haki Abazi, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme.

Këtë të fundit, e ka kundërshtuar analisti Imer Mushkolaj.

“Nuk ka asnjë pikë konsistence në deklarimet që ka dhënë”, ka thënë Mushkolaj, duke i cilësuar deklarimet e Kurtit si mashtrim.

Në anën tjetër, Abazi ka thënë se çështja e të pagjeturve është prioritare, por Mushkolaj ia ka kujtuar se një çështje e tillë ishte parakusht për Kurtin në dialogun Kosovë-Serbi. /Demokracia.com/

Të ngjashme