Auto&Tech
Hakerët rusë kanë pasur qasje në email-et e Microsoft për një muaj të tërë
Demokracia
09:13 | 20 Janar 2024

Share:

Hakerët e lidhur me Rusinë depërtuan në sistemin e postës elektronike të korporatës së Microsoft-it dhe fituan akses në llogaritë e anëtarëve të ekipit drejtues të kompanisë, si dhe në ato të punonjësve në ekipet e saj të sigurisë kibernetike dhe ligjore.

Ishte vetë kompania, ajo e cila e deklaroi.

Në një postim në blog, Microsoft tha se ndërhyrja filloi në fund të nëntorit dhe u zbulua më 12 janar, dhe se i njëjti ekip i hakerëve rusë shumë të trajnuar, që shkaktoi shkeljen e SolarWinds ishte përgjegjës.

Sipas Microsoft, vetëm “një përqindje shumë e vogël” e llogarive të kompanive u qasën dhe disa email-e dhe dokumente të bashkangjitura u vodhën.

“Ne jemi në procesin e njoftimit të punonjësve që kishin qasje në email-et e tyre,” tha Microsoft, duke shtuar se hetimet e tij tregojnë se hakerët fillimisht synuan llogaritë e email-it për të marrë informacion në lidhje me aktivitetet e tyre.

Njoftimi i Microsoft vjen një muaj pasi Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim hyri në fuqi në një rregull të ri që u kërkon kompanive të tregtuara publikisht të zbulojnë shkeljet që mund të ndikojnë negativisht në biznesin e tyre.

Kompanitë kanë katër ditë për ta bërë këtë, përveç nëse marrin një përjashtim për arsye të sigurisë kombëtare.

Në dosjen e së premtes, Microsoft tha se “që nga data e këtij dokumenti, incidenti nuk ka pasur një ndikim material” në biznesin e tij.

Ai shtoi se megjithatë nuk ka “përcaktuar nëse incidenti ka gjasa të arsyeshme të ketë një ndikim material” në financat e tij.

Të ngjashme