Lajme
Hakerët e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë
Demokracia
14:19 | 10 Shtator 2022

Share:

Hakerët të cilët sulmojnë Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit  në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.

Përmes faqes Homeland Justice, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në RSH.

Në video tregohet  filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyjnë numër tre në Aeroportin Nënë Tereza, ku shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta.

Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin  e kamerave është 20:04.

Të ngjashme