Lajme
Hakerat zbulojnë ku ndodhet vajza “sekrete” e Vladimir Putinit
Demokracia
17:39 | 28 Mars 2022

Share:

Një apartament luksos në Shën Petersburg, është i lidhur me fëmijën sekret të Putinit, Luiza Rozova.

Një bazë të dhënash të hakuara tregon porositë e ushqimit që 19-vjeçarja ka bërë nga apartamenti me vlerë 1.7 milioë funte, përpara se sanksionet perëndimore të shkaktonin një rënie dramatike në ekonominë ruse.

Thuhet se Luiza jeton në zonën më të kërkuar të qytetit me mamanë e saj, që tashmë është një milionere.

Oleg Yemelyanov – i lidhur me liderin e burgosur të opozitës Alexei Navalny – zbuloi publikisht të dhënat.

“Uau, [ish-] zonja e Putinit, Svetlana Krivonogikh ka një banesë me sipërfaqe totale prej afro 400 metra katrorë në argjinaturën e lumit Fontanka,” tha Yemelyanov.

Krivonogikh, 45 vjeçe, është pjesërisht pronare e një banke të madhe ruse dhe një nga gratë më të pasura të vendit me një pasuri të vlerësuar 74 milionë £.

Ajo nuk ka komentuar pretendimet se Putini është babai i vajzës së saj, Luiza. Megjithatë adoleshentja tha për një media ruse se ajo ndihej si një “ Putin i ri”.

Dyshimi se ajo ishte vajza sekrete e Putinit nga një lidhje jashtëmartesore u transmetua fillimisht nga një media e pavarur në Rusi, e cila më vonë u bllokua nga autoritetet.

Luiza – e cila kishte 84,000 ndjekës, ndaloi së postuai në Instagramin e saj gjashtë muaj më parë, duke shkaktuar dyshimin se Putini e kishte ndaluar të përdorte rrjetet sociale. Tani Instagrami i saj është mbyllur.

Një postim në Instagramin e 19-vjeçares supozoi se ajo ishte ‘bija e një vrasësi, krimineli lufte, psikopati të varur nga droga’.

Shumë postime përfshinin flamurin ukrainas dhe njëri kishte mesazhin: ‘Kombi rus duhet të ngrihet kundër këtij diktatori’.

Putin ka dy vajza nga ish-gruaja e tij Lyudmila, ish-zonja e parë e Kremlinit.

Asnjëra prej tyre – Dr Maria Vorontsova, 36 vjeçe, një gjenetiste dhe Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, një kërcimtare ‘rock’n’roll’ e njohur, e kthyer në matematikane, nuk kanë komentuar luftën.

Ka raporte se Putini ka fshehur disa anëtarë të familjes në një shtëpi në Zvicrën neutrale ose në një bunker bërthamor me pesë yje të teknologjisë së lartë në Siberi.

Ka spekulime se ai ka deri në katër fëmijë me gjimnasten ritmike fituese të medaljes së artë olimpike Alina Kabaeva, 38 vjeçe, tani një manjate mediatike me të ardhura të larta në Moskë, i cila rrallë shihet në publik.

Kjo do ta bënte njeriun e fortë të Kremlinit baba të shtatë fëmijëve.

Të ngjashme