Lajme
Hajni kërcënon me armë dy punëtorët e pomës – vodhi para
Demokracia
09:50 | 24 Gusht 2022

Share:

Nën kërcënimin e armës dy punëtorë të një pompe të benzinës në Ferizaj janë detyruar ta shohin hajnin teksa i ka vjedhur një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur të martën në ora 23:43, saktësisht në fshatin Gërlicë.

Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh ka treguar se ka pasur kërcënim mbi dy punëtorët.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, pasi i ka marrë paratë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes – rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme