Lajme
Hajni i hyri në shtëpi zyrtarit të AKI-së, i vodhi armën, dhe dokumente personale
Demokracia
16:35 | 25 Shkurt 2024

Share:

Shtëpia e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka qenë cak i një vjedhjeje në Prizren.

Nga burimet e klankosova.tv, mësohet se atij i është vjedhur çanta, ku brenda saj kishte armën zyrtare, dokumente personale, dhe ID-në e AKI-së.

Ky rast është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh i policisë, ku aty thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:55, por pa u përmendur se viktima ishte zyrtar.

Rasti i cili u cilësua “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar.

Të ngjashme