Lajme
Hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi në Podujevë
Demokracia
11:11 | 24 Gusht 2022

Share:

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:15 në fshatin Dumnicë e Poshtë, në Podujevë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se sipas ankuesit të dyshuarit kanë vjedhur stoli ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk ka qenë në shtëpi, të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë kanë hapur një dritare dhe kanë hyrë brenda në shtëpi. Sipas ankuesit të dyshuarit kanë vjedhur stoli ari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme