Shtëpia e portierit të Genoas, Salvatore Sirigu ka qenë cak i radhës i hajnave të premten në mbrëmje.
Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, hajnat shfrytëzuan situatën për të hyrë në shtpëinë e Sirigut, derisa ky i fundit ishte në fushë duke u përballur me Lazion, përcjell Demokracia.com.
Hajnat raportohet se vodhën disa gjëra me vlerë në shtëpinë e portierit italianë, përfshirë unaza dhe byzylykë.
Incidenti me Sirigun ndodh në të njëjtën javë kur sulmuesi i Napolit Adam Ounas u grabit me armë në garazhin e tij në Napoli.
Si dhe ish-ylli i Udineses, Antonio Di Natale dhe familja e tij gjithashtu u mbajtën nën kërcënimin e armëve brenda shtëpisë së tyre në Empoli. /Demokracia.com/