ShowBiz
Hajnat plaçkitin Ronela Hajatin në Londër, bëjnë ‘kërdi’ me kartelat e bankës
Demokracia
16:14 | 14 Nëntor 2022

Share:

Këngëtarja Ronela Hajati duket të ketë rënë pre e një plaçkitjeje gjatë qëndrimit të saj në Londër të Britanisë së Madhe.

Lajmin e ka bërë vet artistja përmes publikimit të disa fotografive në llogarinë e saj të Instagramit, ndërsa ka zbuluar se personat në fjalë, jo vetëm që i kishin vjedhur çantën, por edhe i kishin shfrytëzuar kartelat bankare.

“Fotografia ime e fundit duke buzëqeshur, para së të më plaçkitnin. Kam për të shkuar në Spanjë dhe jam akoma e shokuar. Sigurisht, isha në polici dhe gjithçka tjetër. Po edhe kartat i bllokova, po ish vonë, kishin bërë edhe blerje, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund”, ka shkruar Hajati.

Të ngjashme