Shkodran Mustafi, lojtari i Levantes, ka përjetuar një eksperiencë të dielën mbrëma që nuk do ta harrojë kurrë.
Sipas raportimeve të Superdeporte, shtëpia e lojtarit të Levantes është sulmuar kur futbollisti ndodhej brenda. Sipas raportimeve thuhet se hajnat vjedhën gjësende me vlerë deri në një milion euro.
Sipas burimit të lartpërmendur, hajnat ishin tre persona me kapuç, të cilët morën para, bizhuteri, orë dhe çanta, transmeton Demokracia.com.
Fatmirësisht, ata nuk ushtruan dhunë kur zbuluan praninë e Mustafit në shtëpi. Në fakt, sipas versionit të publikuar nga Superdeporte, kur hajdutët zbuluan se lojtari gjerman ishte brenda shtëpisë, ata zgjodhën të largoheshin.
Hyrja në shtëpinë e Mustafit u bë nga një dritare ballkoni. Derisa lojtari e kuptoi prezencën e tyre, gjysmë ore më vonë.
Futbollisti ka bërë tashmë denoncimin përkatës dhe llogarit se plaçka e hajnave, duke përfshirë para, bizhuteri apo orë, mund të arrijë në rreth një milion euro./Demokracia.com/