Kuriozitete
Hajduti ha, pi, lahet si dhe ju lë 200 dollarë ‘bakshish’ të zotëve të shtëpisë
Demokracia
19:47 | 03 Shkurt 2022

Share:

Ky po që është një hajdut ‘fisnik’!

Rasti i një tij i ka habitur të gjithë në Santa Fe të Meksikës.

Hajduti ka hyrë me armë në një shtëpi.

Policia e Albuquerque informon se, pronarët e shtëpisë e gjetën hajdutin me një armë AR-15, por ata nuk u kërcënuan dhe nuk u grabitën prej tij.

Ata treguan se i riu kishte fjetur, ishte larë, kishte darkuar dhe madje kishte pirë disa birra.

Në fund la 200 dollarë si rimbursim për thyerjen e një xhami. Sipas të zotëve të shtëpisë, hajduti dukej tepër i turpëruar dhe i vinte keq. Ai është shpallur në kërkim, por policia nuk e ka kapur ende.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025