Sport
Hajdutët i futën në shtëpi futbollistit derisa ai po luante në Serie A
Demokracia
17:52 | 20 Janar 2022

Share:

Një tjetër futbollist në Itali e pëson prej hajdutëve, që duket se edhe kalendarin e ndeshjeve ua dinë shumë mirë.

Portieri Lukasz Skorupski ka qenë shënjestra këtë herë, teksa ai ishte në fushë në ndeshjen e Bologna kundër Napolit.

Kur portieri ka mbërritur në shtëpi ka parë rrëmujën që kishin bërë hajdutët, pasi kishin hyrë nga dera.

Dëmi i bërë në shtëpinë e Lukasz Skorupski shkon në 50 mijë euro. Atij i kishin marrë sende me vlerë si ora dhe bizhuteri. /Demokracia.com/

Të ngjashme