Lajme
“Hajde oj e keqja më e madhe e Kosovës, bëjmë mirë” – Mehemtaj komenton letrën e Abdixhikut drejtuar Kurtit
Demokracia
21:16 | 06 Maj 2025

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përballë ftesës së kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti për bashkëpunim politik.

Në Debat Plus, Mehmetaj e ka cilësuar si të pakuptimtë dhe hipokrite ofertën e Abdixhikut për krijimin e një qeverie tranzitore, në të cilën do të përfshihej edhe Kurti – të cilin vetë LDK e ka portretizuar vazhdimisht si “të keqen më të madhe për vendin”.

“Ju e keni konstatuar edhe vetë që Albin Kurti nuk ka respekt – dhe kjo është dëshmuar – për Kushtetutën e Kosovës, për ligjet e Kosovës, për prokurorinë e Kosovës. Kurse po i kërkoni bë zotim në një marrëveshje politike. Sa sens bën kjo? Ai s’po shkon në prokurori, e ka shkel Kushtetutën, i shkelin ligjet vazhdimisht, nuk e kanë dert. E po mendoni që e bëni Albin Kurtin të qëndrishem në raport me një deklaratë politike. Se propozimi për qeveri të tranzicionit nuk është kategori kushtetuese. Është propozim politik.

Shqetësimi kryesor është ky; Albin Kurtit ka kërkuar me u taku me Abdixhikun, në letra Abdixhiku po i thotë takohemi. Albin Kurti i ka kërkuar takim, ky po pranon. Albin Kurti po kërkon qeveri, ky po pranon. Po pranon me qenë Albin Kurti në qeveri. A e di sa hipokrit del, më thënë edhe është e keqja më e madhe e Kosovës, edhe hajde oj e keqja më e madhe e Kosovës të bëjmë mirë për Kosovën. Plus, ke një farë gjuhe e përbashkët se edhe Kurti kish pas thënë dje këtij, hajde të bëjmë bashkë diçka për shtetin dhe shoqërinë edhe ky e pat hajde bëjmë bashkë për shtetin dhe shoqërinë”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Të ngjashme