Lajme
Hajdari i PDK-së: Kurti mund të tërhiqej si pasojë e kërkesës së miqve tanë, por u tërhoq si pasojë e kërcënimeve të Vuçiqit
Demokracia
20:01 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. 

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari ka thënë se ajo që po ndodh në veri të vendit është kalimi nga sovraniteti i pjesshëm.

Sipas tij, kryeministri mund të tërhiqej si pasojë e kërkesës së miqve tanë, “por jo: u tërhoq si pasojë e kërcënimeve të Vuçiqit”.

Postimi i plotë:

Nga pak në aspak.

Ajo që po ndodh në veri të vendit është kalimi nga sovraniteti i pjesshëm, rrugës për t’u bërë i plotë në koordinim me miqtë, në mosekzistencë totale të shtetit të Kosovës atje.

Kryeministri mund të tërhiqej si pasojë e kërkesës së miqve tanë, por jo: u tërhoq si pasojë e kërcënimeve të Vuçiqit.

Nuk ka asnjë justifikim për aventurat e bezdisshme të kryeministrit tonë, të cilit egoja ia ka verbuar qeverisjen.

Të ngjashme
Lajme • 25 Maj 2025
Lajme • 25 Maj 2025