Lajme
Hajdari i PDK-së e cilëson Kurtin si politikani “më proserb i pasluftës” në Kosovë
Demokracia
21:14 | 07 Gusht 2023

Share:

Petrit Hajdari, anëtar i kryesisë së PDK-së, e ka shkruar një status në Facecbook, ku ka komentuar figurën e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Hajdarit, Kurti është politikani më proserb i pasluftës në Kosovë. Një cilësim të tillë, Hajdari e ka bërë pasi Kurti e emëroi zv.ministër një ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave.

“Fyese për çdo qytetar të Kosovës së lirë (që nëse nuk e di Albin Kurti mund edhe t’ia kujtojmë përshkak të kujt është e lirë), të dëgjojë për malverzimet meskine të kryeministrit me një biznesmen sharlatan që orekstron, dirigjon e ekzekuton dallaveret e tij për luftë politike ndaj kundërshtarëve të së sotmes e ndaj UÇK-së së të kaluarës.” – shkroi Hajdari në Facebook.

“Ky është profili politik i politikanit më proserb të pasluftës në Kosovë.” – shkruan tutje ai.

Të ngjashme