ShowBiz
Hailey Bieber tregon për martesën e saj me Justin Bieber
Demokracia
16:23 | 18 Mars 2021

Share:

Haily Bieber flet për martesën e saj në moshë të re me Justin Bieber

Modelja 24-vjeçare në një intervistë për revistën Elle ka treguar për martesën e saj me Justin Bieber në vitin 2018.

Hailey Bieber in ELLE

Ajo tha se edhe pse të dy ishin në fillim të 20-ave kur morën vendimin për t’u martuar, ata u ndien të gatshëm të bënin këtë hap në lidhjen e tyre, pasi të dy kishin shijuar shumë jetët e tyre.

Gjithashtu, Hailey tregon se ajo mëson shumë gjëra të reja rreth vetes, rreth Justin dhe rreth marrëdhënies së tyre gjatë gjithë kohës.

Modelja tregon se ata ndonjëherë kanë probleme por i zgjidhin lehtë ato, pasi ajo e do shumë Justinin dhe mendon gjithë jetën me të.

Baldwin dhe Bieber, u kurorëzuan në shtator të vitit 2018 në një gjykatë të New York City, vetëm dy muaj pasi u fejuan në Bahamas atë korrik. /Demokracia.com/

Të ngjashme