ShowBiz
Hailey Bieber paralajmëron koleksionin e saj kozmetik
Demokracia
15:15 | 12 Shkurt 2021

Share:

Hailey Bieber së shpejti do të paraqesë një numër formulash inovative si pjesë e markës së saj kozmetike, të cilën ajo e quajti ‘Rhode’. Ky është, në fakt, emri i saj i mesëm.

Modelja e famshme e njohur për prirjen e saj për trajtimet e bukurisë së shpejti do të fillojë të pushtojë botën e kujdesit për fytyrën dhe trupin dhe do të nënshkruajë formula të shumta që ajo i konsideron si më të rëndësishmet, shkruan kp.

Megjithëse ajo së pari donte t’i jepte markës emrin ‘Bieber Beauty’, ai emër ishte tashmë i zënë – burri i saj Justin Bieber regjistroi kompaninë me atë emër në vitin 2010 dhe prezantoi një linjë parfumesh. /Demokracia.com/

Të ngjashme