15 dëshmitarë, nga 125 sa folën me zë, i patën ekspertë e ish shërbyes ndërkombëtarë.
Por, asnjërit, Prokuroria në Hagë nuk ua shfaqi 132 provat të cilat i ruajti për t’i dorëzuar tek pas përfundimit të dëshmive.
Mbrojtja, e alarmuar, po i kërkon Trupit Gjykues mos-pranimin e tyre ngaqë nuk patën mundësi t’i ballafaqojnë me kundërpyetje e as t’ua verifikojnë prejardhjen, që nuk përjashtohet të jenë shpikur.
Ndërkohë që ZPS kërkon të pranohet si periudhë e luftës edhe muajt qershor – shtator 1999, avokatët hedhin dyshime për keqpërdorim edhe të misionit të NATO-s, KFOR.
Prokuroria po tenton të pranojë si prova edhe dokumente që lidhen me superioritetin e Rexhep Selimit pas luftës, për krimet në të cilat ishte përfshirë pas përfundimit të luftës kundrejt bashkëpunëtorëve.
Mbrojtja vlerëson se këto do të duhej të diskutoheshin me Steven Russell, ish-ushtarakun amerikan që dëshmoi për zhvillimet e verës së 99’ës, i shoqëruar nga zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit.Kundërshtimi i 132 dokumenteve të reja bëhet në kohën kur Mbrojtësit po përgatisin mocionin e kundërshtimit të akuzave, që duhet ta dorëzojnë më së largu deri të hënën.