Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj po kalon formë të mirë tek skuadra turke Kasimpasa, shkrua Demokracia.com.
Ai tashmë është shndërruar në një futbollist të pazëvendësueshëm tek skuadra turke, lajm ky shumë i mirë për trajneri e Kosovës, Bernard Challandes.
Kombëtarja e Kosovës në fund të këtij muaji nis rrugëtimin e saj për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
‘Dardanët’ do të ballafaqohen me Suedinë dhe Spanjën në kuadër të kualifikimeve, kurse me Lituaninë në ndeshje miqësore.
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, sikur është gati për këto ndeshje pasi ka publikuar një fotografi ku ka përshkruar gjitha ndeshjet e marsit, përfshirë ato me skuadrën e tij, Kasimpasa.
Me poshtë gjeni postimin e Hadërgjonajt. /Demokracia.com