Lajme
Habitë Pacolli: Spitalin e parë që e ndërtova në Rusi ka kushtuar 280 milionë dollarë
Demokracia
21:03 | 22 Korrik 2022

Share:

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kujtuar kontratën e parë të nënshkruar në vlerë prej 280 milionë dollarë për ndërtimin e spitalit për ‘Mbrojtjen e nënës dhe fëmijës’ në Rusi.

Sipas Pacollit, ky spital u ndërtua nga duart shqiptare, që sot konsiderohet si spitali më funksional dhe më moderni në Federatën Ruse.

„Më datën e 22 korrikut, në një ditë të nxehtë të vitit 1992, në qytetin Jakutsk (kryeqyteti i Jakutis) nënshkrova kontratën e parë me vlerë prej 280.000.000 $, për ndërtimin e spitalit për “mbrojtjën e nënës dhe fëmijës”. Nga duart shqiptare u ndërtua spitali që edhe sot konsiderohet si më funcionali dhe më moderni në Federatën ruse“, tha Pacolli.

Tutje ai tha se nga kjo kontratë, 4 mijë shqiptarë nga Kosova u punësuan.

„Isha i lumtur për suksesin (ishte kontrata e parë e këtij dimenzioni për Mabetexin) dhe për faktin se krijova mundësi të menjëhershëm për punësimin e mbi 4000 shqiptarëve nga Kosova të cilët kishin shumë nevojë për punësim… besa atëherë isha edhe shumë më i ri dhe me pëlqenin sfidat“, tha ai.

Të ngjashme