ShowBiz
Habit Kim Karadashian, i thotë ‘Të dua përjetë’ ish-bashkëshortit
Demokracia
21:59 | 08 Qershor 2021

Share:

Kanye West, babai i 4 fëmijëve të Kim Kardashian feston sot ditëlindjen dhe Kim i bëri dedikimin më të ëmbël.

Edhe pse janë afër divorcit, ylli i reality show “Keeping Up With the Kardashians”, përmes një fotografie në rrjetin social Instagram ku shfaqet dyshja me fëmijët e tyre, mbishkroi: “Urime ditëlindja, të dua përjetë!”.

https://www.instagram.com/p/CP3hYDHgCWh/?utm_source=ig_web_copy_link

Madje, ky nuk është i vetmi postim dedikuar Kanyes, ajo edhe në Instastory shpërndau disa fotografi ku i uron ditëlindjen atij, shkruan Demokracia.com.

Rikujtojmë se para disa ditësh në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim qante për ndarjen e saj me Kanye, duke lënë të kuptohet se ndarja ishte paqësore dhe për të mirën e të dyve. /Demokracia.com/

Të ngjashme