ShowBiz
Habit Diola Dosti: Pasi provova kanabisin mbeta shtatzënë
Demokracia
09:09 | 23 Korrik 2023

Share:

Nustricionistja Diola Dosti ka folur për efektet që e mira që ka hashashi medicinal.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Diola rrëfeu se kanabisin e ka përdorur në formën e vajit për efektet kurative që ai ka, megjithatë nuk do ta kishte besuar kurrë se do t’i shërbente si afrodiziak.

“Ta kisha lexuar diku se kishte efekt afrodiziak nuk do e provoja“- tha në formë batute dietologia, duke zbuluar se ai ishte momenti kur ngjizi vajzën e tretë, Gjurmën.

Pjesë nga biseda:

Erjona: A e ke provuar nonjëherë vetë?

Diola: Po e kam provuar, brenda vendit ku lejohet të provohet por unë nuk kam tymosur asnjëherë. Ka qenë në formën e vajit medicinal dhe e kam provuar sepse lexova që të rrit kreativitetin. Në atë kohë ka qenë faza kur unë po prodhoja linjën time dhe përveçse bëra formulën, ngela edhe shtatëzanë kur e provova. Pra dha efekt. Unë këtë nuk e dija. Ta kisha lexuar diku se kishte efekt afrodiziak, nuk do e provoja. Por tek unë e dha atë lloj efekti. Po flasim gjithmon për atë medicinalin dhe unë jam pro legalizimit të kanabisit medicinal.

Erjona: Se nuk do t’i hyjmë atij debati, por këtë doja të dija. Cilën nga gocat ke bërë, të tretën?

Diola: Po, të tretën. Gjurma.

Erjona: Pra të tretën e ke bërë falë vajit të hashashit?

Diola: Po, dhe ajo është “high” tërë kohën. /TCH/

Të ngjashme