Lajme
Habit deputeti i VV-së: Asociacioni është temë e studiove, Kurti ka punë më të mençura
Demokracia
15:06 | 19 Maj 2023

Share:

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka “punë më të mençura sesa të merret me Asociacionin”.

Bashka këtë e ka thënë teksa ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti të publikuar sot në Facebook, ku Kurti fliste për punët me të cilat po merret sot, përkatësisht agjendën e sotme.

“Nga Konferenca “Diaspora Flet” e cila nisi dje e vazhdon edhe nesër, organizuar nga “Germin” në mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tash jam rrugës për në Gjakovë e mandej për në Krushë të Madhe. Në ditën e dytë të kësaj konference unë prezantova politikat e Qeverisë për Mërgatën tonë nga votimi në Ambasada e Konsullata, termësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve…”, ka thënë Kurti në videon e publikuar në Facebook.

Video-ja të cilën e kishte publikuar Kurti ishte rrugës për në Gjakovë.

Të ngjashme