Sport
Haaland zgjedh dy klubet ku dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij
Demokracia
18:44 | 04 Mars 2021

Share:

Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland dëshiron të transferohet në Real Madrid ose Manchester City, raporton “Bild”, përcjell Demokracia.com.

Manchester Unitedi, Bayern Munichu dhe Chelsea janë gjithashtu në garë për transferimin e futbollistit norvegjez.

Manchester City e sheh norvegjezin si zëvendësim të Sergio Agueros, kontrata e të cilit skadon në verë.

Kurse, Real Madridi e do Haalandin si zëvendësues afatgjatë për Karim Benzeman.

Haaland do të largohet nga Dortmundi nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, 20-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 18 paraqitje në Bundesliga këtë edicion. /Demokracia.com

Të ngjashme