Sport
Haaland tregohet sërish modest, fotografohet duke blerë gjësende në një market në Angli
Demokracia
17:10 | 13 Korrik 2022

Share:

Erling Haaland, një yll botëror vitet e fundit ndodhet në Manchester, ku tashmë gëzon ambientet e Cityt të trajnerit Pep Guardiola. Tani atij i duhet vetëm të ambientohet në një ligë shumë të ndryshme nga ajo gjermane, si dhe me kulturën angleze.

Për t’u akomoduar, vetë futbollisti nuk ka ngurruar të dali nëpër rrugë dhe të vizitojë disa vende në Mançester, ku ka shfrytëzuar rastin të bëjë edhe një aktivitet të tillë të përditshëm, si pazarin në një supermarket.

Një imazh që është kapur nga gazetari Tom Young, ku lojtari i ri i Manchester Cityt shihet në një supermarket, me një karrocë pazari plot deri në buzë dhe i shoqëruar nga disa miq. Dhe në makinën e tij mund të shihni gjithçka për shtëpinë e tij të re, deri te ushqimet për të përgatitur më vonë.

Fotografia tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, për faktin se blerësi në supermarket ishte Haaland. Një aktivitet krejtësisht normal për këdo, por që nuk shihet shumë shpesh te të famshmit dhe futbollistët. “Kjo është vërtet e çuditshme, meqë ra fjala, djemtë thjesht po përpiqen të bëjnë pazarin e tyre”,- shkroi një fans, duke sugjeruar se është një imazh i pazakontë.


Tweet-i nuk ka vonuar shumë për t’u mbushur me komente nga fansat, të cilët e këshillojnë sulmuesin të vizitojë supermarketet e tjera për ofertat që janë në to: “Mjafton të mësojë për seksionin e ofertave në Aldi…”. Të tjerë kanë komentuar drejtpërdrejt disa nga objektet që ai ka blerë, si për shembull një shishe e madhe ketchup: “Haland me një shishe të madhe ketchup në karrocën e tij, Guardiola nuk do të jetë i kënaqur me këtë”.

Të ngjashme