Sport
Haaland rikthehet në stërvitje me një risi, shfaqet me stil të ri të flokëve
Demokracia
21:17 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland i ka befasuar bashkëlojtarët me stilin e ri të flokëve, me të cilën është shfaqur papritur në stërvitje.

22-vjeçari, i cili humbi Kupën e Botës në Katar pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, luajti pas një pushimi të gjatë dhe menjëherë shënoi për Man Cityn në ndeshjen e Kupës së Ligës. City fitoi ndaj Liverpoolit 3:2.

“Modaliteti Viking u aktivizua”, ka shkruar norvegjezi, i cili zbuloi edhe stilin e ri të flokëve, për dallim nga herat tjera.


Në gjithsej 25 ndeshje për Cityn, ai shënoi 30 gola, dhe në vetëm 14 paraqitje në Premierligë, ai tashmë ka 18 gola./Demokracia.com/

Të ngjashme