Sport
Haaland – Mbappe, Real Madridi heq dorë nga njëri për shkak të pagës
Demokracia
13:33 | 18 Prill 2022

Share:

Raportohet se Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland

Sipas asaj që raporton “Goal.com”, Los Blancos ka hequr dorë nga norvegjezi për shkak të pagës.

Paga e tij e lartë mund të shkaktonte pakënaqësi te lojtarët e tjerë të “Los Blancos” dhe drejtuesit e klubit spanjoll nuk duan të ndërrmarrin një rrezik të tillë.

Krerët e Real Madridit kanë pasur takime me agjentët e Haaland, mirëpo duket se transferimi i tij në verë nuk do të ndodhë te “mbretërit”.

Real Madridi në anën tjetër objektiv kryesor në afatin kalimtar të verës e ka Kylian Mbappen e Paris Saint-Germainit./Demokracia.com/

Të ngjashme