Borussia Dortmundi është kualifikuar në çerekfinalen e garës më të madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve.
Gjermanët në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 kanë barazuar me Sevillën me rezultat 2:2, shkruan Demokracia.com.
Me rezultatin e sotëm në Signal Iduna Park” dhe me fitoren 2:3 në Sevilla, Dortmundi ka kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5:4.
Sonte, golat e fitores për “Milionerët” i shënoi “bomberi” nga Norvegjia, Erling Haaland.
Haaland shënoi në minutat ’35 dhe ’54, derisa një gol iu anulua edhe nga sistemi VAR.
Kurse, golat për mysafirët nga Spanja i shënoi En Nesyri në minutën e 69-të dhe 90-të. /Demokracia.com