Sport
Haaland befason të gjithë, fotografohet hapur me fanellën e klubit italian
Demokracia
10:10 | 30 Qershor 2022

Share:

Haaland befason të gjithë, fotografohet hapur me fanellën e klubit italian

Nënshkrimi i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland është shfaqur në disa pamje me fanellën e klubit italian, Genoa.

Sensacioni norvegjez mbush 22 vjeç muajin e ardhshëm dhe sapo ka përfunduar një transferim prej 60 milion euro plus shtesa në Manchester City nga Borussia Dortmund.

Haaland është ende në pushimet e tij verore pas 27 golave ​​ në 29 ndeshje konkurruese gjatë sezonit 2021-2022 dhe po mban formë me një trajner personal.

Janë publikuar fotot e sulmuesit në palestër me një fanellë të Genovas, diçka që nuk ka mbetur e papranuar nga ekipi zyrtar i rrjeteve sociale të Genoas.

Faqja zyrtare e Genoas ka mbetur e habitur me pamjen e Haaland e cila sigurisht është publikuar në llogarinë e tyre në rrjetet sociale./Demokracia.com/

Të ngjashme