Lajme
“Guxo” nis të guxojë të dalë kundër Kurtit, pas Jeta Statovcit e bën edhe Haxhi Avdyli
Demokracia
22:15 | 03 Tetor 2022

Share:

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Guxo, Jeta Statovci, ka dalë kundër shefit të qeverisë, Albin Kurtit, për mosekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.

Njëjtë si deputetja Statovci, ka dal edhe kolegu i saj nga Guxo, Haxhi Avdyli, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në Facebok, deputeti Avdyli ka shkruar se edhe ai si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohet me konstatimin e koleges se tij Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.

Ndër te tjera, Avdyli ka thënë se greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kësaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.

Ky është postimi i tij i plotë:

Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.
Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.
Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë.
Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat.
Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute./Demokracia.com/

Deputetja Statovci e Vetëvendosjes: Nuk pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Të ngjashme