Lajme
Guxo krijon degë në Podujevë, Bulliqi i shkon për “urime e përshëndetje…”
Demokracia
20:45 | 11 Shtator 2022

Share:

Partia Guxo sot ka themeluar degën e saj në Podujevë.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë pjesë në themelimin e degës së partisë Guxo në komunën që ai e udhëheq, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka treguar se ka qenë pjesëmarrës në këtë kuvend zgjedhor, duke thënë se me partinë Guxo kanë pasur bashkëpunim të mirë dhe korrekt dhe se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht se kjo parti deri sot nuk kishte as degë aty.

Njoftimi i plotë i Bulliqit, pa ndërhyrje:

Sot isha i ftuar nga partia “Guxo” në Podujevë, ku u mbajt Kuvendi Zgjedhor për themelimin e degës së tyre në Podujevë.

Në këtë konventë zgjedhore mbajta një fjalë rasti duke e uruar kryetarin e degës për zgjedhjen dhe i urova aktivistët dhe anëtarët e Partisë Guxo për themelimin e degës në Podujevë. Gjithashtu shpreha falënderimin për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që kemi pasur në vazhdimësi.

Urime edhe njëherë dhe ju dëshiroj shumë suksese!

Të ngjashme