Lajme
“Guximtaret” heshtin për Asociacionin: Presidentja Osmani dhe kryediplomatja Gërvalla asnjë fjalë për draftin e BE-së
Demokracia
17:39 | 28 Tetor 2023

Share:

Kanë kaluar dy dytë që kur kryeministri Albin Kurti ka treguar se e ka pranuar draftin evropian për Asociacionin dhe presidentja Vjosa Osmani e kryediplomatja Donika Gërvalla nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

Para së pesëshja e madhe perëndimore ta sillte në Prishtinë draftin modern, Osmani dhe Gërvalla kishin qenë mjaft aktive në raport me këtë çështje.

E para kishte kërkuar që Kosova në bashkëpunim me SHBA-të ta hartonte një draft-statut, kurse e dyta kishe thënë se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë Asociacioni kishte vdekur.

Heshtja e presidentes Osmani dhe kryediplomates Gërvalla nuk ka kaluar pa u vërejtur nga njohësit e rrethanave politike në vend.

Ata kanë thënë se në këtë çështje ministrja Gërvalla është dashur të jetë më aktive.

Analisti politik Shenoll Muharremi ka ironizuar me heshtjen e tyre për këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur faktin se Osmani dhe Gërvalla kanë qenë themeluese të partisë Guxo.

Sipas tij, këto dy zyrtare të larta është dashur të jenë më aktive në lidhje me këtë temë jetike për vendin. Ai ka kritikuar edhe heshtjen e opozitës.

Guximtarët. Shtrohet pyetja, ku është opozita? ahah po baj hajgare. Ku është ministrja jonë e jashtme? A është ende në funksion apo ka ndryshu diçka qe nuk po dijmë ne qytetarët? Asnjë aktivitet domethënës nuk e kam pa qe një kohë, sidomos këto ditë në dhe rreth Brukselit! Një ambasadori me rëndësi ja kishte mbyllur gojën. Ndoshta politika më e re e jashtme e Kosovës është mos me komuniku? Edhe Presidentja nuk po është vërdallë këto ditë me rëndësi.. Si duket nuk janë me rëndësi këto tema për Guximtarët!”, ka shkruar ai, duke përmendur vizitën e presidentes Osmani në Nju Jork.

“Me rëndësi ish me ba foto të mira nga New York City. Shumë bre mirë po duken në foto, por për foto i kqyrim tjetër kënd, ju keni disa punë tjera me i kry. Por me rëndësi ndoshta është vetëm me udhëtu jashtë vendit… se për Kosovën ka kush brengoset. Ambasadori Amerikan dhe Kancelari Scholz ndoshta”, ka shkruar ai.

Të ngjashme