Lajme
Guvernatori i New York përballet me akuza të reja për ngacmim seksual
Demokracia
09:50 | 28 Shkurt 2021

Share:

Një ish-ndihmëse e dytë ka dalë me akuza për ngacmim seksual kundër Guvernatorit të Neë York-ut Andrew Cuomo.

Charlotte Bennett, një këshilltare e politikave shëndetësore të Z. Cuomo deri në nëntor, i tha The New York Times se ai e kishte ngacmuar atë vitin e kaluar.

Cuomo ka mohuar çdo sjellje të papërshtatshme dhe urdhëroi një hetim të pavarur mbi akuzat.

Një ish-ndihmëse tjetër, Lindsey Boylan, ka akuzuar më parë guvernatorin për ngacmim seksual të saj.

Cuomo, 63, i cili ka qenë guvernator për më shumë se një dekadë, e ka gjetur veten nën presion në disa fronte në javët e fundit.

Ai është nën vëzhgim nga Partia Demokratike, në të cilën ai është anëtar, për gjoja fshehjen e numrit të vërtetë të vdekjeve të lidhura me Covid në shtëpitë e kujdesit në New York.

Cuomo gjithashtu është përballur me akuza për ngacmim, përfshirë nga Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio./Demokracia.com

Të ngjashme