Sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pasi juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, ditëve të fundit është përballur me një fushatë denigruese nga përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gutierrez, këto përpjekje që vinë nga xhelatët e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, i cilësoi si patetike.
Po ashtu, ai në Twitter shkroi se në të njëjtën kohë, këto tentime zbulojnë “natyrën e vërtetë të këtyre mashtruesve”
“Kosovë: Përpjekjet për të denigruar kolegen time të shkëlqyer Flutura Kusari nga xhelatët e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij janë patetike dhe zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre mashtruesve”, shkroi ai.
#Kosovo: the attempts to denigrate my excellent colleague @fluturakusari by the henchmen of @albinkurti and his government are pathetic and reveal the true nature of these stooges. #FullSupport #Solidarity pic.twitter.com/kBcK51YP6g
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) June 17, 2023
Gjithashtu, ai në fund i ka dalë në mbështetje Kusarit, duke i ofruar kështu solidaritetin e tij, mbi gjendjen e krijuar së fundmi.