Lajme
Guillou i fton avokatët që të bëjnë kërkesë për lirimin e klientëve të tyre
Demokracia
15:03 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ka përfunduar seanca e tretë dëgjimore në lidhje me ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Sapo ka përfunduar seanca e tretë dëgjimore mbi ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, raporton Demokracia.com.

Para mbylljes së seancës, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, i ka ftuar avokatët që deri të premten të bëjnë kërkesat e tyre në lidhje me lirimin nga paraburgimi i klientëve të tyre.

“Unë dua të organizojmë çështjen në lidhje me ndalimin-paraburgimin duke dhënë këtë urdhër, ekipet mbrojtëse përkatëse duke dhënë parashtrimet e tyre deri të premten nëse vazhdojnë të ekzistojnë arsyet për vazhdimin e paraburgimit. Përgjigjet e këtyre parashtrimit do të ndjekin afatet kohore të përcaktuar në bazë të rregullores së mbrojtjes”, ka thënë Guillou.

Po ashtu u propozua që seanca e radhës të mbahet në mesin e muajit mars apo në fillim të muajit prill. /Demokracia.com/

Të ngjashme