ShowBiz
“Gucci” rikrijon çantën e Princeshë Diana-s
Demokracia
18:52 | 08 Korrik 2021

Share:

Shtëpia e modës Gucci, ka sjellë së fundmi versionin e ri të çantës së Princeshë Diana.

Princeshë Diana, shpesh është fotografuar duke mbajtur çantën katrore me doreza bambusi, e zbukuruar me elemente  ari me shkëlqim e cila doli në treg nga Gucci në vitin 1991.

Çanta tani mban emrin “Gucci Diana” dhe vjen në tri madhësi, shkruan Demokracia.com.

Çanta mini kushton 2350 euro, e vogla 2750 euro,  ndërsa çmimi i çantës së mesme është 3350 euro dhe është e disponushme në shtatë ngjyra. /Demokracia.com/

Të ngjashme