Auto&Tech
Gucci do të pranojë pagesa përmes kriptovalutave
Demokracia
12:44 | 14 Maj 2022

Share:

Marka luksoze Gucci ka njoftuar se do të pranojë pagesa me kriptovaluta në vendet si Nju Jork, Los Anxhelos, Miami, Atlanta dhe Las Vegas, duke filluar nga fundi i majit.

Ndërkohë, këtë verë, programi do të zgjerohet në të gjitha dyqanet e Guccit në ShBA.

Klientët së shpejti do të jenë në gjendje të paguajnë për blerjet e tyre me mbi 10 kriptomonedha, duke përfshirë monedha të njohura si Bitcoin, Ethereum dhe 5 monedha të qëndrueshme të lidhura me USD (GUSD, USDC, USDP, DAI dhe BUSD).

Gucci po pranon gjithashtu pagesa nga më shumë kriptovaluta të veçanta, si Dogecoin dhe Shiba Inu. Dogecoin filloi si një shaka, por u rrit në vlerë pasi miliarderi Elon Musk tha se monedha e mund të përdoret për të blerë produkte të Tesla-s, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Marka të tjera luksoze gjithashtu kanë filluar të pranojnë pagesa me kriptovaluta, si Off-White. Në mars, marka njoftoi se do të pranonte pagesa me kriptomonedha në dyqanet e saj në Londër, Milano dhe Paris.

Të ngjashme