Sport
Guardiola thumbon Unitedin: Goli i Fernandes? E dinim në çfarë stadiumi luanim
Demokracia
16:51 | 14 Janar 2023

Share:

Manchester City humbi derbin ndaj Manchester United në “Old Trafford”, ndonëse kaloi i pari në avantazh me në të Grealish në minutën e 60’, teksa goli i barazimit, i shënuar nga Fernandes, ishte ai që shkaktoi më shumë polemika.

Gjithsesi pas ndeshjes Pep Guardiola u mundua të shuajë debatin, duke pranuar se në vendimmarrjen e arbitrit ndikon jo pak edhe atmosfera e nxehtë e krijuar në stadiumin e “djajve të kuq”.

“Situata e golit të barazimit ishte e thjeshtë. Rashford ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa Bruno Fernandes jo. Rashford ndikoi në pozicionimin dhe reagimin e portierit, megjithatë ne e dimë në çfarë stadiumi po luanim dhe sa e vështirë është për arbitrat të marrin vendime në situata të tilla”, deklaroi Guardiola.

Më pas trajneri spanjoll nuk ngurroi të urojë kundërshtarin dhe deklaroi se nuk ka asnjë keqardhje, pasi skuadra e tij interpretoi mjaft mirë ndeshjen, ndonëse mund të bënte më mirë në disa situata.

“Unë dua të uroj Manchester United për fitoren. Sot të gjithë e panë se çfarë skuadre të mirë që kemi. Interpretuam ndeshjen shumë mirë dhe nuk kam asnjë keqardhje. Natyrisht që mund të përmirësohemi për të mos pësuar golat ashtu siç ata erdhën, por kishim kontrollin e lojës dhe jam shumë i kënaqur. Nuk pati asnjë tension në fund, pasi ne kemi shumë vite që e mbyllim sezonin sipër tyre në renditje dhe e dimë mirë forcën tonë. Në lojë ka ende edhe shumë pikë, ndaj nga ky derbi po zgjedh të mbaj angazhimin dhe interpretimin që futbollistët i bënë”, u shpreh trajneri i “citizens”.

Të ngjashme