Sport
Guardiola: S’jemi budallenj, e dimë që me një hap të gabuar, titullin e fiton Liverpooli
Demokracia
09:54 | 21 Prill 2022

Share:

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, deklaroi se skuadra e tij nuk duhet të bëjë gabimin më të vogël nëse dëshiron të mposhtë në garën e titullin kampion Liverpoolin.

“Qytetarët” i rimori vendin e parë Liverpoolit pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Brighton, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.

“Ne nuk jemi budallenj, nëse barazojmë, humbim dy pikë dhe Liverpooli do të jetë kampion. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, ne do të jemi kampionë. Lojtarët e dinë këtë. Na presin ndeshje të vështira dhe ne duhet të përpiqemi të luajmë si sot dhe t’i fitojmë të gjitha. Nëse e bëjmë këtë, do të festojmë, nëse jo, do ta urojmë Liverpoolin.”

City dhe Liverpool kanë qenë “kokë më kokë” gjatë gjithë sezonit, me të dyja ndeshjet e drejtpërdrejta që përfunduan 2-2, ndërsa gjysmëfinalja e FA Cup, fundjavën e kaluar, përfundoi 3-2 për “Të Kuqtë”.

Të dyja skuadrat janë kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit dhe konsiderohen favorite për t’u përballur në finale./Demokracia.com/

Të ngjashme