Sport
Guardiola shkruan historinë në Champions pas kalimit të Cityt në gjysmëfinale
Demokracia
12:11 | 14 Prill 2022

Share:

Lojtarët e Manchester Cityt i mbijetuan ndeshjes së dytë gjysmëfinale me Atletico Madridin, kështu që pas barazimit pa gola në kryeqytetin spanjoll kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Për plasmanin më tej mjaftoi fitorja nga ndeshja e pare me rezultat 1:0 në Etihad, përcjell Demokracia.com.

E për këtë të arritur, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka hyrë në historinë e kësaj gare.

Ai u bë trajneri i parë që u kualifikua nëntë herë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjë që askush nuk kishte mundur ta bënte më parë.

Ai luajti në top katër me Barcelonën katër herë, tre herë me Bayern Munich dhe dy herë me Cityn.

Mbetet për t’u parë nëse do të arrijë ta fitojë edhe këtë herë çmimin kryesor – “trofeun me vesh” që e pret për herë të parë që kur u ul në stolin e Manchester Cityt.

Për këtë do të duhet të “mbijetojë” ndaj Real Madridit në gjysmëfinale dhe në finale ndaj Liverpoolit ose Villarrealit. /Demokracia.com/

Të ngjashme