Sport
Guardiola pas humbjes nga PSG: Tani do të pimë nga një gotë verë dhe të përgatitemi për ndeshjen me Liverpoolin
Demokracia
11:01 | 29 Shtator 2021

Share:

Golin e Messit kundër Manchesyer Cityt e admiroi edhe ish-trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola i cili e cilësoi një gol fantastik.

PSG e poshti Cityn në ndeshjen e dytë të fazës së Grupeve me rezul6tat 2:0 ndërsa n qendër të vëmendjes ishte Messi me një supergol, shkruan Demokracialcom.

Trajneri Guardiola ka thënë se ekipi i tij luajti mire dhe se ai është i qetë.

“Goli ishte fantastik. Në këto lloj ndeshjesh, vendosin episodet si rasti i humbur nga Bernardo Silva. Ato janë gjithnjë të rëndësishme. Por skuadra ishte në fushë dhe luajti ashtu si në fitoren ndaj Chelseat të shtunën. Është për të ardhur keq, sepse luajtëm për të fituar dhe nuk arritëm që të shënonim qoftë edhe një gol.  Ishte një ndeshje e mirë. Bëmë gjithçka përveç golit.

Tani do të pimë një gotë vere, të çlodhemi dhe përgatitemi për Liverpoolin”, përfundoi Guardiola. /Demokracia.com

Të ngjashme