Sport
Guardiola me shaka i dërgoi mesazh Real Madridit: Kemi 13 trofe më pak, por po vijmë
Demokracia
13:14 | 11 Qershor 2023

Share:

Trajneri Pep Guardiola, hyri në histori si eksperti i katërt i futbollit që fiton të paktën tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Guardiola fitoi dy titujt e parë evropianë me Barcelonën në 2009 dhe 2011, dhe tani ia ka dalë me Man Cityn.

Zinedine Zidane me Real Madridin (2016, 2017, 2018) dhe Bob Paisley me Liverpool (1977, 1978, 1981) kanë gjithashtu tre tituj evropianë.

Italiani Carlo Ancelotti mban rekordin me katër tituj të fituar – dy me Milanin (2003 dhe 2007) dhe dy me Realin (2014 dhe 2022).

Ancelotti është gjithashtu rekordmeni me pesë finale evropiane, nga të cilat humbi vetëm një finale, atë të 2005-ës me Milanin kundër Liverpoolit.

”A ndryshon ndonjë gjë ky titull? A jam më i zgjuar tani? A jam trajner më i mirë se dje? Po sikur Ederson të mos e shpëtonte goditjen e Lukakut? Mund të thuash çfarë të duash, por më e rëndësishmja është që ne fituam titullin”.

“Ne nuk duam të bëhemi kampionë të Evropës dhe më pas të zhdukemi. Duhet të jemi aty vazhdimisht, për shtatë apo tetë vjet. Na erdhi radha, ashtu siç na erdhi radha dy vite më parë”.

“Ne nuk e fituam Ligën e Kampionëve atëherë sepse kundërshtarët ishin jashtëzakonisht të fortë. Kushdo që mendon se ne do të jemi ndryshe tani sepse kemi fituar Ligën e Kampionëve, e ka gabim”.

“Tani jemi vetëm 13 trofe larg Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Vetëm 13. Mos të flejë Reali, po vijmë për ta”, ka thënë me të qeshur katalanasi dhe më pas vazhdoi me një ton serioz:”Ne nuk mund ta krahasojmë veten me ta. Ne sapo fituam trofeun e parë, por nuk dua që të zhdukemi menjëherë. Duhet të punojmë shumë dhe të jemi sërish aty vitin e ardhshëm”.

Të ngjashme