Sport
Guardiola kundërshton suksesin historik të Bayernit: 6 tituj në një sezon i kam fituar te Barcelona në 2009
Demokracia
12:00 | 12 Shkurt 2021

Share:

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka uruar Bayern Munichun për fitoren e titullit të gjashtë sezonal pas triumfit mbrëmë në Botërorin e Klubeve kundër Tigresit, transmeton Demokracia.com.

Tekniku katalanas, i cili drejtoi gjermanët në vitet 2013-2016 bëri batutë me bavarezët se do të thërrasë Messin dhe lojtarët e tjerë të Barcelonës të vitit 2009 që të dyja skuadrat të luftojnë për titulin e shtatë sezonal.

“Urime të mëdha për familjen e Bayernit që fitoi të gjithë titujt e mundshëm për një sezon (gjashtë nga gjashtë). Urime veçanërisht Hansi Flickut, por dua t’i kujtoj se ne e kemi realizuar të njëjtën gjë në vitin 2009 me Barcelonën.  Do të thërrasë Mesin dhe lojtarët e tjerë për të luftuar për titullin e shtatë… Më thoni vendin dhe kohën”, shprehet Guardiola në videon kushtuar Bayernit. /Demokracia.com

Të ngjashme